Libri “KUNDËR HARRESËS – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, gjendet në duart e profesorit të nderuar George D. Schwab

Libri “KUNDËR HARRESËS – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, gjendet në duart e profesorit, George D. Schwab

Libri “KUNDËR HARRESËS – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999” i autores Fetnete Ramosaj (në gjuhën shqipe dhe angleze), tashmë gjendet në duart e profesorit të nderuar George D. Schwab, i mbijetuar i holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, profesor i shkencave politike, akademik, bashkëthemelues dhe kryetar shumëvjeçar i Këshillit Nacional Amerikan për Politikë të Jashtme, njëri ndër njerëzit kyç në Administratën e Presidentit Klinton dhe njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të përpjekjeve të shqiptarëve për liri e çlirim për disa dekada. Në vitet e luftës 1998-1999, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë ndërhynë ushtarakisht për të ndërprerë gjenocidin dhe spastrimin etnik të Kosovës nga Serbia pushtuese. Prof. George D. Schwab njëkohësisht është anëtar i Komitetit të Muzeut Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Washington DC.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …