340 punëtorë të Telekomit të Kosovës pranuan ofertën e Qeverisë për pensionim të parakohshëm ose "largim vullnetar" nga puna(!)

Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës bënë të ditur se të gjithë punëtorët nga sot janë në Grevë të Përgjithshme

Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur se nga sot të gjithë punëtorët do të hyjnë në Grevë të Përgjithshme e cila nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave të tyre. Gjatë kësaj kohe në sportelet e Postës së Kosovës nuk do të ofrohet asnjë shërbim. Greva nuk do të ndalet deri realizimin e të gjitha kërkesave. Kërkesa kryesore e tyre është realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës. Po ashtu edhe garantimi me shkrim nga Menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Kosovës që ekzekutimi i pagave në muajt e ardhshëm do të bëhet brenda afatit ligjor. Kërkesë tjetër e tyre është se Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar. Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës). Greva sipas sindikates do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …