Komuna e Malishevës dhe KDI pajtohen për bashkëpunim në programin për komunikim me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, delegacionin e Instituti Demokratik të Kosovës, i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv, Ismet Kryeziu, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunim në programin e KDI-së, për qeverisjen lokale, përkatësisht komunikimin me qytetarë, përmes takimeve të drejtpërdrejta. Fillimisht, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kreziu, e ka njoftuar kryetarin Begaj, me qëllim e këtij projekti, që qëllim ka mbajtjen e takimeve me qytetarë dhe grupe joformale, përmes së cilave do të mund të hartohen edhe prioritetet për projektet komunale. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për të bashkëpunuar në këtë drejtim, pasi kjo e lehtëson edhe punën e komunës. “Ne në këtë drejtim, kemi përvojën e duhur, pasi në vazhdimësi mbajmë takime me qytetarë, e gjithashtu edhe për hartimin e prioriteteve tona dhe tani, së bashku me programin e juaj, do ta kemi edhe më të lehtë realizimin e këtyre takimeve”, tha Begaj. Sipas KDI-së, në Malishevë janë planifikuar të mbahen 12 takime të tilla me qytetarë dhe grupe jo formale.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji Rozë përmbyllet me marsh ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit

Me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) …