Parlamenti Evropian me 420 vota pro ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian me 420 vota pro ka votuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Pro këtij vendimi ishin 420 deputetë, 186 kundër dhe 22 abstenime. Pas këtij votimi të Parlamentit Evropian konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat. Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. Hapi tjetër është votimi në Këshillin e Ministrave.

Kontrolloni gjithashtu

Milovan Drecun: Dënimi i ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të ishte “i rëndësishëm për Serbinë”

Teksa procesi gjyqësor në gjykatën speciale në Hagë, po hyn në fazat përfundimtare, zyrtarë të lartë …