Ministri Rrustem Berisha priti në takim udhëheqësen e Task Forcës ,,Ta pastrojmë Kosovën’’, Albena Reshitaj

Ministri Rrustem Berisha priti në takim udhëheqësen e Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”, Albena Reshitaj

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha në prag të fillimit të aksionit gjithëkombëtar ,,Ta pastrojmë Kosovën’’ konfirmoi se do i bashkohet nesër kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj, në ditën e fillimit të aksionit. Kjo u tha sot, gjatë takimit, që ministri Rrustem Berisha zhvilloi në ministri, me zonjën Albena Reshitaj, udhëheqëse Task Forcës së Qeverisë për pastrimin e Kosovës. Në takimin e ministrit Berisha dhe zonjës Reshitaj u bisedua edhe për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe koordinimin ndërinstitucional të institucioneve dhe agjencive, nga ato qendrore deri në nivel lokal, e sidomos në bashkërendimin e aktiviteteve sa i përket gatishmërisë dhe përgatitjeve që ka zhvilluar Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si pjesëmarrëse direkte në operacione pastrimi me kapacitetet e saja operacionale, me personel  dhe makineri  teknike. Gjithashtu, ministri Berisha dhe zonja Reshitaj, biseduan edhe për ditën e fillimit të aksionit, që do të jetë data 15 shtator, duke filluar nga ora 10:00, dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018. Shtojmë se sot, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pas vendimit të ministrit Rrustem Berisha, ka urdhëruar të gjitha njësitë për angazhim sipas planit të përgatitur më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj dekreton dy ambasadorë të rinj: Jeta Kreka në Katar dhe Bardhyl Kollçaku në NATO

Presidenti i Shqipëria, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e dy ambasadorëve të rinj të Jashtëzakonshëm …