Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar në Shkup me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Robertson

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar në Shkup me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Robertson

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, është takuar në Shkup me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATOsë dhe ish Ministrin Britanik të Mbrojtjes, Lordin Xhorxh Robertson dhe komandantin e forcave të NATOsë në vitin 2001 në Maqedoni, Gjeneralin Ser Barni Uajt-Spuner.   Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakontë të Lordit Robertson dhe Gjeneralin Barni në arritjen në prag të anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Ahmeti dhe Lordi Robertson u pajtuan që vendimi i 30 shtatorit është historik dhe shansi i gjeneratës tonë për ta siguruar të ardhmen e rinisë është tani ose kurrë.  Ne jemi të përkushtuar për sukses sepse integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike është prioritet absolut i të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe sjell paqe, siguri e stabilitet, por edhe zhvillim ekonomik.  Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi zhvillimet rajonale, me theks të veçantë mbi dialogun Prishtinë – Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtrim Xhemaili i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet B1 dhe sa energji importuat?

Kriza energjetike dhe pasiguria për furnizimin me energji elektrike po vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje për …