Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Austrisë nënshkruajnë marrëveshje prej 5.3 milionë euro për menaxhimin e ujrave të zeza

Kosova dhe Austria nënshkruajnë sot marrëveshje prej 5.3 milionë euro për menaxhimin e ujrave të zeza

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Austrisë e përfaqësuar nga Unicredit Bank Austria AG, do të nënshkruajnë Marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Besianës. Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler dhe Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu. Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilën do të jepen detaje më të hollësishme të projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …