leoni

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York

Hashim Thaçi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të lobojë për idenë e tij për “korrigjim” të kufijve më Serbinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në takime me liderët e vendeve tjera pritet të lobojë për idenë e tij për “korrigjim” të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai dhe kryeministri Haradinaj kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast krerët shtetërorë të Kosovës do të kenë mundësi të takohen me liderë të vendeve tjera. Në takimet bilaterale që do t’i ketë me përfaqësuesit ndërkombëtarë në SHBA kreu i shtetit Hashim Thaçi pritet që si temë të diskutimit ta hapë edhe idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, gjegjësisht të kërkojë përkrahje lidhur me këtë çështje. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend, të cilët megjithatë mbeten skeptikë se kreu i shtetit do ta sigurojë këtë mbështetje, veçmas kur kihet parasysh fakti që disa shtete me ndikim si Gjermania e Britania tashmë janë deklaruar fuqishëm disa herë kundër këtij opsioni. Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se kërkimi i përkrahjes së shteteve të botës mbi idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë është absurde.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …