Fatmir Limaj: Në fazën finale të bisedimeve me Serbinë do të diskutohet për çështjen e të zhdukurve dhe dëmshpërblimet

Fatmir Limaj: Në fazën finale të bisedimeve me Serbinë do të diskutohet për çështjen e të zhdukurve dhe dëmshpërblimet

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi. Limaj ka bërë me dije se në fazën finale do të diskutohet për çështjen e të zhdukurve dhe dëmshpërblimet e luftës kurse objektiv kryesor është arritja e marrëveshjes përfundimtare. “E njoftova ambasadorin për përpjekjet tona që po i bëjmë që Kosova të flasë me një zë në këtë dialog. Kosova është gjithmonë për dialog me të gjitha vendet, e posaçërisht me Serbinë, për t’i mbyllur temat e hapura. Në fazën finale presim të diskutojmë për çështjet si; të zhdukurit dhe dëmshpërblimet e luftës, ndërsa si objektiv kryesor është arritja e marrëveshjes përfundimtare e cila për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë”. Limaj ka thënë se Austria ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ambasadori Pfandler ka ofruar mbështetjen e plotë. “Austria është shtet mik i Kosovës i cili i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit”, ka theksuar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …