Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim në Nju jork me kryetarin turk Recep Tayyip Erdogan

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim në Nju jork me kryetarin turk Recep Tayyip Erdogan

Kryetarii i Kosovës Hashim Thaçi, përmes rrjetit social, ka publikuar foto dhe detaje nga takimet që po zhvillon në Nju Jork, me personalitete të ndryshme, por jo edhe takimin e tij me kryetarin turk, Recep Tayyip Erdogan. Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency, ka raportuar se Erdogan në Nju Jork është takuar me Thaçin. Në takimin kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidenit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP Cevdet Yilmaz. Takimi, i mbyllur për media, është mbajtur në hotelin “Peninsula”. Në Nju Jork u mbajt seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që njëherit është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë në margjinat e kësaj ngjarje.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ sqaron rregullat e fushatës, partitë me aktivitete deri më 28 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar për të drejtat dhe aktivitetet që subjektet politike mund …