Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është intervistuar nga Prokuroria dhe po mbahet në arrest 48 orë

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është intervistuar nga Prokuroria për kërcënimet që i ka bërë ish-prokurorit, Elez Blakaj. Prokurori, Ibrahim Berisha ka konfirmuar për mediet se deputeti Demaliaj është intervistuar për deklaratat e tij në media dhe se ato janë duke u cilësuar si kanosje. Deputeti i AAK-së dhe ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve. Ai  në një intervistë për televizion publik, kishte thënë se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale. Demaliaj  kishte thënë se aktakuzë zyrtare për listën e veteranëve nuk ka marrë asnjëherë. “Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Elez Blakaj  Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç, ka thënë Demaliaj. Ndërkohë bëhet e ditur se deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas deklaratave të tij ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj. Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha. Ai ka thënë se Demaliaj do të mbahet në arrest për 48 orë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …