Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 komuna e Prizrenit organizon disa aktivitete kulturore e arsimore

Në shumicën e shteteve të botës zyrtarisht 5 tetori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Mësuesit

7 marsi në Kosovë festohet si Dita e Mësuesit, por jo vetëm në Kosovë. Shumë shtete të botës, Ditën e Mësuesit e festojnë në data të ndryshme. Mirëpo, zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori. Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s në lidhje me statusin e mësuesve, që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën. Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO-s, 5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit. Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre. Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite. Për të shënuar këtë ditë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës sot nga ora 12:00 mban konferencën për media.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …