Senatori Ron Johnson thotë se kryetari Trump ëshë i interesuar të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë

Senatori Ron Johnson thotë se kryetari Trump ëshë i interesuar të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari Trump ëshë i interesuar të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë, thotë senatori republikan Ron Johnson, kryesues i Komitetit për Evropë në Senatin amerikan. Ai theksoi se ShBA-ja është aty për t’i mbështetur të dy liderët të gjejnë zgjidhje. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi, duhet të jenë të sigurt se kjo administratë, Senati dhe Kongresi janë të interesuar të ndihmojë për të ardhur deri tek marrëveshja, tha senatori. Ai ka theksuar se “ShBA-ja shpreson që të të dy liderët, do të vazhdojnë me kërkimin e zgjidhjes. Amerika është aty për t’i mbështetur dhe për tu dhënë hapësirë, që të gjejnë zgjidhje. Marrëveshja duhet të arrihet mes dy qeverive pa imponimin e askujt”, ka shtuar senatori Johnson, tek sa ka theksuar se tre herë brenda këtij viti ka udhëtuar në Ballkan me inkurajimin e Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Wess Michaell.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …