Asnjë politikan grek në të kaluarën nuk ka pranuar gjuhën, kombin dhe identitetin maqedonas thotë Samaras

Asnjë politikan grek në të kaluarën nuk ka pranuar gjuhën, kombin dhe identitetin maqedonas thotë Samaras

Asnjë politikan grek në të kaluarën nuk ka pranuar gjuhën,kombin dhe identitetin maqedonas, ka deklaruar ish kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras. Nuk do të lejojmë ta shesin Maqedoninë tonë. Unë gjithmonë mbështetja se nuk mundemi Shkupit t’i japim emrin Maqedoni, sepse thjesht, nga ai moment të gjithë, zyrtarisht do t’i quajnë, jo maqedonas të Maqedonisë Veriore, maqedonas të Maqedonisë së Epërme, por vetëm maqedonas, tha ish kryeministri grek Andonis Samaras, në hapjen solemne të Panairit tregtar dhe afarist në qytetin grek. “Marrëveshja e Prespës, shkupjanëve edhe zyrtarisht nga pala greke ua jep emrin e Maqedonisë dhe njohjen e kombësisë, gjoja maqedonas dhe njohjen e gjuhës maqedonase dhe njohjen e identitetit maqedonas. Gjegjësisht u dhanë gjithçka. Edhe krahas mospajtimeve të vërteta që kanë ekzistuar në të kaluarën me udhëheqjen me çështjen e emrit nga qeveri të ndryshme, asnjë politikan asnjëherë nuk ka pranuar ta njihet kombi, gjuha dhe identiteti maqedonas. Askush”, tha Samaras.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …