Prokuroria në Shqipëri do të marrë në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe deputetin, Ervin Salianji

Prokuroria në Shqipëri do të marrë në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe deputetin, Ervin Salianji

Prokuroria pritet të marrë sot në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji. Lulzim Basha është thirrur për të dëshmuar në prokurori si person në hetim në procedimin penal për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje në kallëzimin e bërë nga Taulant Balla për rastin e ish-oficerit Emiljano Nuhu. Ndërsa mësohet se Basha do të pyetet për qëndrimet e tij për rastin “Xhisiela”. Kreu i PD është paditur edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për shpifje. Ndërkohë Salianji do të merret në pyetje si person nën hetim për rastin “Babale”, ku po hetohet për “kallëzim të rremë”. Marrja në pyetje e Salianjit vjen në një moment kur është publikuar edhe një video-përgjim i Fredi Alizotit, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e parë. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj me mesazh prekës për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar

Gjeneral Daut Haradinaj ka publikuar një mesazh me tone të thella emocionale kushtuar ish-zëdhënësit të …