Droga

Substancat narkotike, gjithnjë e më të përhapura në Kosovë

Substancat narkotike,  tanimë  nuk janë diçka e panjohur për qytetaret Kosovës. Madje droga është duke gjetur përdorim goxha të madh, sidomos nga rinia. E kjo ka tërhequr vëmendjen e Avokatit të Popullit, që është duke bërë një hetim në lidhje me pasojat që po shkakton droga tek qytetarët e Kosovës. Rezultat nuk janë aspak të mira. Mbi bazën e të dhënave, që janë të verifikueshme vitin e kaluar kemi pas mbi 80 raste të vdekjeve nga mbi doza. Për vitin 2018 ende nuk janë përpunuar të gjitha të dhënat. Por, një statistikë për rajonin e Gjilanit për tre mujorin e parë duket shumë shqetësuese, sepse në tremujorin e parë ka pas 5 rastet vdekjes prej ovedrozës, është zonë e kufirit dhe  ekzistojnë dyshime se importohet një drogë sintetike prej Serbisë. Ka qenë edhe fakti i rënies  rapide të moshës së përdoruesve, sipas  disa burimeve mosha mesatare në 2016 ka qenë 22 vjeç brenda një viti ka rënë në 16 vjeç, ndërsa rasti ma ekstrem ka qenë në moshën 10 vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …