Gucati

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet në pikën zero

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet në pikën zero. Ai ka thënë se është në të mirën e të gjithëve që të ndodhë një riverifikim i plotë i tyre, ndërsa për veteranët e “rrejshëm” dhe keqpërdoruesit e listave duhet të nxirret Ligji për amnisti. Ata duhet të falen, por duhet t’i dorëzojnë certifikatat. Mirëpo, nëse në afatin e paraparë nuk dorëzohen certifikatat, ata duhet të dënohen dhe t’i kthejnë mjetet. Hysni Gucati ka theksuar se politika e ka prishur këtë proces dhe ajo duhet ta rregullojë, ndërsa ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të pensioneve pa vendim të gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Kurti po e ndan shoqërinë në “ne” dhe “ata”, kjo është sjellje totalitare

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe …