Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj i kujton 15 maturantët e Malishevës në 14-vjetorin e vdekjes tragjike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 15 maturantët e komunës së Malishevës të cilët vdiqën 14 vite më parë derisa po ktheheshin nga eskursioni në Shqipëri. Limaj përmes një postimi, ka thënë se vdekja e tyre ishte humbje e madhe jo vetëm për familjët e tyre, por për të gjithë shqiptarët. “Në 14-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Vdekja e tyre ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre por edhe për gjithë shqiptarët. Lajmi për vdekjen e tyre e pati tronditur gjithë opinionin në përgjithësi, e familjarët e tyre në veçanti. Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …