Kryeministri Haradinaj: Rrëfimi i Vasfije Krasniqit është pasqyra më reale e përjetimeve tragjike të popullit tonë

Kryeministri Haradinaj: Rrëfimi i Vasfije Krasniqit është pasqyra më reale e përjetimeve tragjike të popullit tonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka pritur sot në një takim Vasfije Krasniqin viktimë e dhunës seksuale nga forcat policore e ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë. Më këtë rast ai ka thënë se rrëfimi i saj është pasqyra më reale e përjetimeve tragjike të popullit tonë, është shtysë e fuqishme për ngadhënjimin e drejtësisë. “Vasfije Krasniqi, mposhti heshtjen dhe u kryengrit kundër aktit më çnjerëzor, duke u bërë model i shoqërisë sonë për të guxuar. Ajo i dha zë të vërtetës dhe forcë për të dëshmuar të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Rrëfimi i saj, si pasqyra më reale e përjetimeve tragjike të popullit tonë, është shtysë e fuqishme për ngadhënjimin e drejtësisë dhe që ta njoh bota të vërtetën e Kosovës. Mëngjesin e sotëm, këtë grua të jashtëzakonshme, e përgëzova për guximin e përmasave heroike. Të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës e kanë tërë mbështetjen tonë dhe asnjëherë nuk duhet të ndihen të vetme në këtë betejë për drejtësi”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …