Kryeministri Haradinaj ka pritur në një takim ambasadorin jorezident të Maltës në Kosovë, Godwin Pulis

Kryeministri Haradinaj ka pritur në një takim ambasadorin jorezident të Maltës në Kosovë, Godwin Pulis

“Malta është një nga vendet mike të Kosovës dhe ne kemi zhvilluar gjithmonë raporte korrekte me këtë vend. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe Kosova është e përkushtuar që të avancojë me raportet e ndërsjella në të gjitha fushat”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim ambasadorin e Maltës, jorezident në Kosovë, Godwin Pulis. Ai e njoftoi Ambasadorin Pulis me progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrimet evropiane, si dhe fuqizimin në rend dhe ligj. Duke e falënderuar për kontributin e Maltës dhënë për shtetndërtimin e Kosovës në të gjitha fazat e saj, kryeministri, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral me këtë shtet mik edhe më tutje, duke u fokusuar më shumë në bashkëpunim në fushën e arsimit dhe në fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve. Haradinaj kërkoi nga Ambasadori Pulis mbështetjen e vendit të tij në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Ambasadori Godwin Pulis, shprehu përkrahjen e Maltës për Kosovën si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. Pjesë e këtij takimi ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …