Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Palmer: Amerika e kupton shqetësimin për këmbim territoresh por edhe konflikti i ngrirë ka shumë rreziqe

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer ka thënë sot në Beograd se Uashingtoni  fton Serbinë e Kosovën ta vërejnë rastin historik dhe të arrijnë marrëveshjen në të cilën të dy palët të jenë fituese. “Nëse njëri është fitues e tjerë humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka thënë Palmer në Forumin e Beogradit për Siguri. Ai ka theksuar se SHBA-ja është e gatshme të dëgjojë e të ndihmojë, por nuk mund të flasë për detajet, para së gjithash lidhur me këmbimet territoriale eventuale, sepse nuk është prezantuar asnjë plan. Amerika e kupton shqetësimin se këmbimi i mundshëm i territoreve mund të nxisë krizë në vende të tjera të rajonit, por dihet se edhe konflikti i ngrirë paraqet  rrezik për stabilitetin rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …