Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer është pritur në takim nga kreytari Hashim Thaçi

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer është pritur në takim nga kreytari Hashim Thaçi

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer është pritur në takim nga presidenti Hashim Thaçi, në zyrën e këtij të fundit.Palmer do të pritet edhe nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Ndonëse nuk u deklaruan për media, Plamer nga Beogradi, ku qëndroi për vizitë, tha se ShBA-ja e kupton shqetësimin për mundësinë që ndryshimi i kufijve të përbëjë krizë në vendet tjera në rajon, mirëpo ka theksuar se konflikti i pazgjidhur dhe i ngrirë “po ashtu rrezikon stabilitetin e rajonit”. Nga kryeqyteti serb zëvëndësndihmës sekretari amerikan ka thënë se Uashingtoni iu bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të shohin “mundësinë historike” dhe të arrijnë marrëveshje përmes së cilës “të dyja palët do të ishin fituese”. Palmer ka qëndruar edhe në Shkup të hënën ku e ka cilësuar si “kthesë historike” vendimin e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për të votuar ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …