Thaçi: Edhe ambasadori Ischinger është i pajtimit që të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë

Thaçi: Edhe ambasadori Ischinger është i pajtimit që të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i vendit Hashim Thaçi ka thënë se edhe Ambasadori Wolfgang Ischinger është i pajtimit që Kosova e Serbia të arrijnë një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit mes të dyja shteteve. Thaçi këto komente i bëri përmes rrjetit social gjatë qëndrimit të tij në Minsk të Bjellorusisë në kuadër të Konferencës se Mynihut për Siguri ku dhe është takuar me ambasadorin Ischinger. ”Gjithnjë kënaqësi të diskutoj me ambasadorin Ischinger –  aktualisht në Bjellorusi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Minsk. Ne që të dy pajtohemi që është mëse e nevojshme një marrëveshje obligative mes Kosovës e Serbisë, një e cila mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan dhe i mundëson Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nato dhe Bashkim Europian” ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …