Ministri Berisha i ka pritur sot anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

Ministri Berisha i ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

Ministri për Forën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha se bashku me komandantin e FSK-së rahman Rama, pritëm sot në ministri deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Në këtë takim janë prezantime për pikat konkrete se ku do të ketë ndryshime thelbësore në fazat e zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së me mision të ri. “Bashkë me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritëm sot në ministri deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Falënderova të gjithë deputetët pa dallime partiake, për përkrahjen dhe votimin që i kanë bërë në parlament leximit të parë të pakos së projektligjeve për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Në këtë takim informues u bënë prezantime më të hollësishme për pikat konkrete se ku do të ketë ndryshime thelbësore si dhe u prezantuan fazat e zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së me mision të ri. Nga deputetët u parashtruan pyetje të ndryshme dhe me interes në të cilat dhanë shpjegimet e tyre ministri, komandanti i FSK-së dhe specialistët e fushës. Deputetët shprehën falënderimin për mundësinë e dhënë që për pika të ndryshme të projektligjeve të diskutohet konkretisht dhe nga afër”, ka shkruar ministri Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …