zamira.hyseni@uni-pr.edu

Ymeri: Një treg Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri e kohës, ia rritë potencialin dy ekonomive tona

Visar Ymeri nga Partia Social Demokrate ka thënë se bashkimi doganor Kosovë – Shqipëri, është parakusht për zhvillim ekonomik rajonal. “Një treg Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri e kohës. Kjo ia rritë potencialin dy ekonomive tona, duke rritur intensitetin e shkëmbimeve tregtare, vëllimin ekonomik të prodhimeve vendore të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe mundësinë e ekonomisë së shkallës”, ka shkruar Ymeri. Ai ka thënë se pika e përbashkët e kontrollit në kufi është një hap drejt këtij bashkimi doganor duke përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit Rama për bashkim doganor. Ymeri ka përmendur faktin që më 5 qershor të këtij viti, me propozimin e tij, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar rezolutën e cila kërkonte nga Qeveria e Republikës së Kosovës t’i nis procedurat për unifikimin doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Një treg Kosovë-Shqipëri na vendos strategjikisht në një pozicion të favorshëm ekonomik karshi rajonit. Kështu, dhe vetëm kështu, i bëjmë ballë tendencave hegjemoniste ekonomike në rajon. Ky është parakusht për një zhvillim ekonomik të rajonit në kushte barabarësie prej të cilit përfitojnë të gjithë”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …