Labros Baltsiotis: Afërsisht 200 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë e Greqisë

Labros Baltsiotis: Afërsisht 200 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë e Greqisë

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Greqisë Labros Baltsiotis ka folur në lidhje me marrjen e nënshtetësisë greke nga ana e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Ai tha për mediet e Tiranës  se shqiptarët janë ata që kryesojnë nga të huajt, sa i takon marrjes së nënshtetësisë. Sipas tij, në shifrat që disponon Ministria e Brendshme e Greqisë, janë afërsisht 200 mijë shqiptarë që kanë marrë nënshtetësi të vendit fqinj. Zyrtari grek u shpreh se procedurat për marrjen e nënshtetësisë janë të njëjta. Duhet kaluar një test. Ky test konsiston në faktin se personi i pyetur duhet të dijë gjuhën minimalisht, pra është test gjuhe. Gjithashtu, do të ketë pyetje në gjuhën greke, janë 30 pyetje dhe e merr testin personi që përgjigjet saktë në 20 pyetje, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …