Zyrtari i lartë nga Departamenti i Diplomacisë Publike në NATO, Robert Pszczel gjatë një konference për media në Beograd ka thënë se NATO nuk është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës, por ka kërkuar që procesi i transformimit të bëhet në përputhje me Kushtetutën. Pszczel ka theksuar se transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës është e drejtë e qeverisë nga Kosova. Mirëpo, ai theksoi se çdo formë e transformimit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe me konsultime me bashkësinë ndërkombëtare. “Nëse do ua merrnim atë të drejtë, e dimë se si do të jetë situata atje dhe çfarë kuptimi do të kishte”, deklaroi Pszczel. Sipas tij, nuk planifikojnë plane për zvogëlimin e forcave të KFOR-it në Kosovë, por misioni i tyre varet edhe nga gjendja e sigurisë në vend. Qëndrimi i NATO-s është se duhet të vazhdohet kërkimi për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, theksoi Pszczel.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore
Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …