Kryeministri Haradinaj thotë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash

Haradinaj: Para se me shkua në zgjedhje të reja po kqyrim me e nxjerr liberalizimin…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka lënë të hapur mundësinë që taksa ndaj produkteve serbe të rritet. Këto deklarime kreu i ekzekutivit i bëri pas takimit që zhvilloi me anëtarët e Komisionit për Legjislacion. I pyetur për kërcënimet nga Lista Serbe për rrëzim të Qeverisë, Haradinaj tha se ai është qëndrim i tyre të cilën nuk e diktojmë. “Para se me shkua në zgjedhje të reja po kqyrim me e nxjerr liberalizimin, e para se me nxjerr në parlament nuk kemi pse me spekulua… Sa i përket qendërimit të partnerit të koalicionit në këtë rast të Listës Serbe është qëndrim i vullnetit të tyre, është vullnet i lirë politik dhe ne nuk e diktojmë atë. Kuptohet agjenda e Kosovës vazhdon, jemi në punë…u  tha mundet edhe me u rrit taksa, mundet me u bë edhe më naltë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …