Vendosjen e Thaçit, në skenën e “Arc de Triomphe”, afër Trumpit, Merkelit dhe Putinit, e ka bërë Bernard Kouchner

Vendosjen e Thaçit, në skenën e “Arc de Triomphe”, afër Trumpit, Merkelit dhe Putinit, e ka bërë Bernard Kouchner

Mëritë lidhur  me pozicionimin e Republikës së Kosovës në ceremoninë e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, të mbajtur në Francë, ende po vazhdojnë të shfaqen nga mediet beogradase. Gazeta më e madhe serbe, “Novosti”, ia ka kushtuar një artikull të veçantë favorit, që sipas tyre, ia bëri një person presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ky medium shkruan se ulësja e Thaçit në skenën e “Arc de Triomphe”, afër Donald Trump, Angela Merkel dhe Vladimir Putin, u bë me ‘aminin’ e ish-ministrit të Jashtëm francez, Bernard Kouchner. Dy ditë përpara ceremonisë, Thaçi së bashku me ish-shefin e parë të UNMIK-ut, në Kosovë  ishin të pranishëm në një tubim në Paris, në promovimin e biografisë së Thaçit për të cilin Koushner shkroi parathënien. “Novosti” shkruan se Kouchner ka ndërruar mentalitetin politik të Parisit zyrtar.  Është shumë e mundur që kontaktet e mira që pasuan janë përdorur për të shuar pozitën më të mirë për Thaçin gjatë ceremonisë. Dy muaj përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Macron dha një sondazh të opinionit publik në të cilin ai testoi përbërjen e mundshme të një ekipi ministror në të cilin ishte edhe emri i  Kouchnerit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …