Gramoz Ruçi: Nderimi për dëshmorët është shenjë e pjekurisë dhe fuqisë së një kombi

Kryetari i Kuvendit të Shqiërisë, Gramoz Ruçi u bën thirrje vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë

Në ditën e fundit të sesionit të dytë plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, i cili po zhvillohet në Tiranë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përsëritur thirrjen para delegacioneve të huaja pjesëmarrëse për njohjen e Kosovës. “Nga kjo tribunë në emër të popullit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar ju bëj thirrje që të rikujtoni kolegët tuaj parlamentarë, por dhe qeveritë që ju keni votuar se Republika e Kosovës, një shtet i ri i krijuar prej një dekade prej përpjekjesh titanike të forcave më progresiste të botës kërkon me legjitimet, me meritë dhe dinjitet më shumë njohje ndërkombëtare. Qeveritë e vendeve anëtare të parlamentit ndërkombëtar për tolerancën fetare dhe paqen që nuk e kanë njohur ende Kosovën i kontribuojnë kështu realisht paqes, tolerancës, stabilitetit dhe sigurisë globale nëse do të kryejnë aktin e madh moral politik dhe paqësor të njohjes së republikës së Kosovës”, ka thënë Ruçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …