Brickos

Doli nga shtypi libri më i ri i Selatin Novosellës: Lamtumirë Baca Adem

Doli nga shtypi libri më i ri i Selatin Novosellës: Lamtumirë Baca Adem

Veprimtari i palodhshëm, ish i burgosuri politik dhe publicisti, Selatin Novosella ka nxjerrë në dritë librin më të ri,  të titulluar: “Lamtumirë Baca Adem”. Autori në këtë libër ka përmbledhur shkrime, fjalime dhe një pjesë të madhe të aktiviteteve të janë zhvilluar prej ditës së vdekjes së Adem Demaçit, më 26 korrik 2018 dhe në vijim. Ai ka prezantuar shkrime të ndryshme autoriale, që janë lexuar  gjatë ditës së ceremonisë së varrimit, telegrame ngushëllim  drejtuar familjes Demaçi e shkrime të tjera që janë botuar  gjatë një periudhe të caktuar kohore. Pjesa kryesore e librit është  plotësuar me “përshtypjet në librin e zisë”.  Libri, “Lamtumirë Baca Adem”  i botuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, përurohet më 19 nëntor 2018, në ambientet e Institutit Albanologjik, të Prishtinës, duke filluar në orën 12.00. Data, 19 nëntor,  korrespondon edhe me burgosjen e parë të Bacë Adem Demaçit nga regjimi  jugosllav, më 19 nëntor të vitit  1958.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …