Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë së Kosova duhet të kthehet në lider në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Kryeministri Haradinaj thotë së Kosova duhet të kthehet në lider në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut. Ai ka thënë së Kosova duhet të kthehet në lider në mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke ndjerë cenimin e të drejtave tona dekada me parë. “Dy dekada më parë, si popull e kemi ndjerë në thelb cenimin e të drejtave të njeriut dhe sot, Kosova duhet të kthehet në lider në mbrojtjen e tyre. Zbatimi i legjislacionit dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, ishin në fokus të takimit të Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut. Kosova ka krijuar infrastrukturë solide ligjore në këtë fushë. Kur kësaj i shtohet respekti për tjetrin dhe vlerat e tij, si dhe humanizmi i popullit tonë për të cilin shquhemi në botë, ne mund të krenohemi se vërtetë kemi krijuar një mjedis të përshtatshëm, ku mbrohen të drejtat e secilit”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Hiqni TVSH-në për produktet bazike, bëjeni Kosovën më të lehtë për të jetuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, …