PDK i kërkon ministrit, Behxhet Pacolli të tregojë për tërheqjet e njohjeve nga disa shtete

PDK i kërkon ministrit, Behxhet Pacolli të tregojë për tërheqjet e njohjeve nga disa shtete

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, në emër të e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli që tregojë se cila është e vërteta për tërheqjen e njohjeve nga disa shteteve. Edhe pse Kosova arriti të bëjë protagoniste në takimet më të rëndësishme politike botërore, është e qartë që procesi i njohjeve ka pasur ngecje. “Gjatë këtij mandati të kësaj qeverie ne kemi pranuar dy njohje për të cilat jemi falënderuar ndaj atyre shteteve, nga ana tjetër kemi pasur raportime mediale kundërthënëse ku është raportuar për tërheqje të njohjeve nga ana e disa shteteve. Edhe pse ministria e punëve të jashtme ka hedhur poshtë këtë lajm disa herë, ne kërkojmë nga ministri Pacolli se cila është e vërteta lidhur me këtë çështje mjaft shqetësuese”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …