Komuna e Prizrenit

Sot në Prizren përurohen shtatoret e tre prijësve të LSHP-së, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi

Në vazhdën e aktiviteteve për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut sot në Prizren do të përurohen shtatoret e tre prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi. Në ceremoninë e përurimit, e cila mbahet në hapësirat e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, marrin pjesë përfaqësuesit shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë. Ceremonia mbahet nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, ngjarje kjo e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …