FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Studime të Vushtrrisë

FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Studime të Vushtrrisë

Pas pesë ditësh kërkimi, sot në orën 9.00 të mëngjesit, në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë,  njësia e FSK-së për  Kërkim- Shpetim në Male, ka arritur të gjejë trupin e pa jetë të personit të zhdukur, i i cili i është dorëzuar Ekipit mjekësorë i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Nga data 20 nëntor, me  vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit general Rrahman Rama, pas kërkesës së Policisë së Kosovës, 16 pjesëtarë  të Kërkim Shpëtimit të FSK-së u angazhuan në operacionin e kerkimit për personin e zhdukur  në Studime të Vushtrrisë. Operacioni i kërkimit  është  udhëhequr nga Kompania e Task-Forcës së Kërkim –Shpëtimit  të FSK-së në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vushtrrisë, Policinë e Kosovës dhe banorë  vullnetarë të fshatit Studime me rrethinë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …