Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në fillimin e procesit zgjedhor nëpër nëndegët e Prizrenit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në fillimin e procesit zgjedhor nëpër nëndegët e Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në fillimin e procesit zgjedhor nëpër nëndegët e PDK-së. Pas një periudhe disa javore nga hapja e procesit zgjedhor, pas përgatitjeve dhe shumë aderimeve të reja, PDK ka filluar të dielën procesin e zgjedhjeve të strukturave të reja për Dekadën e Re, ndërsa kuvendi i parë zgjedhor ka filluar në nëndegën Korishë të Prizrenit.“Ky proces zgjedhor do të hapë dhe modernizojë Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka transformuar dhe e ka zhvilluar Republikën e Kosovës. Procesi i zgjedhjeve në PDK nuk është thjeshtë proces zgjedhor partiak por e definon të ardhmen e shtetit tonë për Dekadën e Re. Prandaj, është shumë me rëndësi që në këtë proces zgjedhor të marrin pjesë dhe përgjegjësi njerëzit më të mirë të vendit tonë. Kemi nevojë të fuqizohemi edhe më shumë si parti, sepse sa më e fuqishme të jetë Partia Demokratike, aq më e fuqishme dhe e fortë do të jetë Kosova”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …