Dy Qeveritë shqiptare mbledhjen e gjashtë me radhë do ta mbajnë muajin maj në qytetin e Shkodrës

Rama dhe Haradinaj, gjatë takimit të sotëm në Pejë, janë pajtuar që brenda gjashtë muajve të unifikojnë doganat

Kosova dhe Shqipëria, gjatë takimit të sotëm në Pejë, janë pajtuar që brenda gjashtë muajve të unifikojnë doganat, të heqin tarifën e roamingut në kuadër të telekomunikimt si dhe të heqin tarifat doganore. Këto ishin vetëm disa nga vendimet që u konfirmuan me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve dhe protokolleve në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur sot në Pejë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama thanë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është më se i domosdoshëm. Kryeministri Haradinaj tha se qytetarët në Kosovë e Shqipëri presin edhe më shumë nga të dy qeveritë, por këtë nënshkrim marrëveshjesh ai tha se e sheh si fillim të konkretizimit të prioriteteve të kahershme nga të dyja palët. “Ajo që e shquan Kosovën është rreshtimi me SHBA-në si një faktor prijës global dhe me aleatët tanë strategjik. Shqipëria çdo herë ka mund të llogaritë në Kosovën dhe çdo herë ka të drejtë të llogaritë në Kosovën, por edhe Kosova çdo herë ka llogaritë në Shqipërinë dhe kjo është dëshmuar edhe në vitin 1999, në ditët më të vështira të jetës sonë si komb”, tha Haradinaj. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …