Ministri Berisha priti zëvendës ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme në NATO-s, Jonathan Parish

Ministri Berisha priti zëvendës ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme në NATO-s, Jonathan Parish

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim  zëvendës ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme të NATO-s, Jonathan Parish, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i NALT-it (Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues për FSK-në) gjeneral brigade Uwe Becker. Ministri Rrustem Berisha, me këtë rast, e falënderoi zëvendës ndihmës sekretarin e NATO-s, z. Parish, për bashkëpunimin e deritanishëm me NATO-n, e në veçanti me NALT-in, si dhe e njoftoi atë, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, zhvillimin e saj si Forcë profesionale dhe shumetnike, dhe, si institucioni më i besuar në vend.  Ministri i FSK-së, e njohu z. Parish, me procesin e tranzicionit të FSK-së, ecurinë e procedimit dhe miratimit të draft ligjeve për FSK-në, bazuar në procedurat e rregullta parlamentare dhe në diskutime publike me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …