Hardinaj ka shpresuar se Hahni vjen me një lajm të mirë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Hardinaj ka shpresuar se Hahni vjen me një lajm të mirë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Gjatë takimit me komisarin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi me këtë do t’i hapej mundësi e mirë qytetarëve dhe bizneseve dhe Kosova do të jetë partner serioz për BE-në.  Ne kemi shpresuar se do të vini me lajm të mirë për liberalizimin e vizave për Kosovën para krishtlindjeve, meqë  të gjitha institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e reformave dhe të prioriteteve, dhe me këtë po dëshmojnë se integrimi evropian dhe avancimi i proceseve demokratike në vend është prioritet. Në takim, është biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për taksën e vendosur nga Republika e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për të cilën kryeministri ka vlerësuar se Kosova ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë hap, pas pengesave të vazhdueshme që i ka bërë dhe vazhdon t’i bëj Serbia shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …