OAK

OAK rritë bashkëpunimin mes bizneseve të Kosovës dhe Hungarisë

Bashkëpunimi me bizneset hungareze, sjellja e produkteve të tyre në Kosovë dhe anasjelltas si dhe çështja e vizave, ishin qëllimi i takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ambasadën e Hungarisë në Kosovë.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, falënderoi  Atashenë për zhvillim ekonomik  të Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, Krisztina Szabo për pritjen dhe e njoftoi për kërkesat e bizneseve anëtare të Odës.

Krasniqi tha se në Kosovë është hapur një treg që është pothuajse 1 miliardësh dhe ekziston mundësia që kompanitë hungareze të jenë prezente sa më shumë në Kosovë, andaj ne si Odë e Afarizmit të Kosovës jemi të interesuar që të kemi bashkëpunim shumë të mirë me shtetet mike të Kosovës dhe me të gjitha shtetet që na njohin dhe i njohim.

Arsim Selmonmusaj nënkryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës dhe përfaqësues i Elkos group, prezantoi kompaninë në fjalë dhe  shprehi interesim për bashkëpunim për produktet hungareze.

Hysni Zogaj anëtar i bordit të OAK, theksoi si shumë të rëmdësishëm bashkëpunimin në sektorin e Minerave dhe Mineraleve duke e kosideruar si të rëndësishëm për të dyja shtetet, si dhe mundësitë e investimit të bizneseve hungareze në Kosovë.

Diamant Elshani sekretar i bordit të OAK dhe udhëheqës i kompanisë Elmont., kërkoi bashkëpunim për sektorin e energjisë elektrike si dhe në atë të bujqësisë për produktet e bletës, ku Elshani me këtë rast përfaqëson edhe fabrikën e vetme të mjaltit, e cila ndodhet në Deçan.

Në anën tjetër përfaqësuesit e bizneseve kërkuan nga  Szabo lehtësim në procedurat e marrjes së vizave biznesore dhe bashkëpunim me bizneset hungareze për produkte të ndryshme, për të cilat kanë shprehur interes.

Krisztina Szabo falënderoi delegacionin e OAK-së për vizitën, duke i ofruar mbështetje bizneseve kosovare dhe bashkëpunim të ngushtë me ato hungareze, ku me këtë rast prezantoi edhe dy biznese hungareze me ç‘rast e konsideroi si shumë të rëndësishm takimin e sotëm.

Szabo ofroi mbështetje bizneseve kosovare çoftë në importin apo eksportin e produkteve të ndryshme dhe lehtësim në procedurat e marrjes së vizave biznesore.

Njëherësh kryetari i OAK, falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës Hungareze për interesimin nga ana tyre, që produktet huangareze të jenë prezente në Kosovë, dhe të dyja palët lanë të hapura mundësinë e bashkëpunimit.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga:  Kryetari i Bordit, Skënder Krasniqi, nënkryetari Arsim Selmonmusaj, sekretari Diamant Elshani, anëtari i bordit Hysni Zogaj, zyrtaret Qendresa Ibrahimi dhe Doruntina Gashi si dhe përfaqësuesit e bizneseve: ISP Broadcast, Kosmonte Foods, dhe Qumështorja Sharri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …