Brickos

Nderohet aktorja e madhe, Margarita Xhepa

Nderohet aktorja e madhe, Margarita Xhepa

Në Kuvendin e VI të Shoqatës LABERIA “Nderi i Kombit” u dekorua dhe mikja jonë në çdo aktivitet, “Nderi i Kombit” aktorja e madhe Margarita Xhepa me këtë motivacion:

SHOQATA KULTURORE ATDHETARE LABËRIA “ NDERI I KOMBIT”

DIPLOMË MIRËNJOHJA E LABËRISË, I jepet Znj. Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”

Për kontribut të shquar në kinematografinë dhe teatrin shqiptar, duke realizuar me qindra role të cilat lartësojnë gruan shqiptare dhe ndriçojnë historinë e Shqipërisë. Në gjithë jetën e saj shquhet për veprimtari të shumta shoqërore, si aktiviste me ndjenja të larta patriotike. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari të shoqatës Labëria duke përshëndetur me fjalën e saj artistike. Të gjitha angazhimet kulturore, artistike, detyrat si aktiviste shoqërore, i ka kryer me përkushtim, dinjitet, ndershmëri dhe moral të lartë shoqëror. Gjatë gjithë jetës së saj si aktore, nënë, veprimtare shoqërore, ka qenë modeli i njeriut korrekt, familjares së dashur, kuadrit të devotshëm, intelektuales modeste dhe vizionare.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …