Zëvendëskryeministri Pacolli, ka pritur në një takim ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma

Ministri Pacolli, ka pritur në një takim ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëheresh ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, ka pritur në një takim ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit të Kosovës si dhe avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve. Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është​ kushtuar avancimit të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve. Për qëllimin e njëjtë,  kryediplomati kosovar, Pacolli dhe Ambasadori japonez, Koinuma kanë diskutuar në lidhje me organizimin e ceremonisë për shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm dhe po ashtu organizimin e një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, që pritet të mbahet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Çmimi i energjisë u shtrenjtua katër herë në katër vite, dështuan projektet strategjike

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimit për …