Daniel Serwer

Daniel Serwer: Problemet në Ballkan mund të zgjidhen përmes dialogut dhe nuk nevojitet ndërhyrja amerikane

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se problemet në Ballkan mund të zgjidhen përmes dialogut dhe nuk nevojitet ndërhyrja amerikane, transmeton lajmi.net. Siç shkruajnë mediat serbe, Serwer ka kritikuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për idenë e tij për hapjen e diskutimeve për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë prezantimit të librit të tij, “Nga lufta në paqe në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë”, Serwer ka thënë se diskutimi mbi shkëmbimin e territorit mund të sjell vetëm destabilizim. Serwer po ashtu ka thënë se ideja e demarkacionit në mes të Serbisë dhe Kosovës është e keqe, por ajo tregon se Beogradi nuk më fuqi për të pasur pushtet në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …