Daçiq

Daçiq: Nëse Amerika përfshihet në dialog me kërkesë të Kosovës, ne do të kërkojmë përfshirjen e Rusisë

Ministri i jashtëm serb,  Ivica Daçiç ka paralajmëruar se nëse Amerika përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, me kërkesë të palës së Kosovës, atëherë edhe Beogradi do kërkojë Rusinë. Daçiç citohet të thotë se duket se forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po ndryshon, duke iu referuar letrës së dërguar nga presidenti Trump për dy presidentët Thaçi e Vuçiç ku shkruante se i fton dy palët në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar e arritur një marrëveshje që është në interesin e të dy palëve. “Nëse forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar në atë formë, që në  dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë gjithashtu’.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …