17 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Studentëve

Studentët e Universitetit të Prishtinës sot protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mosliberalizimit

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mosliberalizimit të vizave. Me moton “Mjaft na izoluat, edhe sa kritere na duhen”, studentët e Universiteti të Prishtinës, organizojnë një marsh simbolik në shenjë pakënaqësie me BE-në për mosliberalizimin e vizave për kosovarët. “Të hënën në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata. Studentët thonë se me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku godet Kurtin: Qeveria e zhytur në afera, “pastërtia” është gënjeshtër

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin …