Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar projektligjin për dialogun me Serbinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar projektligjin për dialogun me Serbinë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur sot ministrat e tij në kabinet, ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Me këtë rast Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme votoi projektligjin për dialogun me Serbinë. Pas këtij votimi ky projektligj dërgohet në Kuvendin e Kosovës. Kjo pikë e rendit të ditës ishte një nga pesë kushtet e PSD-së për votimin e  buxhetit 2019. “Ligji për dialogun të miratohet në qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë”, ishte kërkesa e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …