Veseli: Rinia është pasuria më e madhe e vendit por ata po largohen sepse këtu nuk gjejnë mundësi e hapësirë

Kadri Veseli: PDK-ja mund të ketë gabime, por kur është në pyetje shteti, kombi, atdheu nuk gabon kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar para qindra përfaqësuesve të PDK-së në pritjen e fundvitit se partia që ai drejton fiton gjithmonë besimin e qytetarëve, pasi që nuk frikësohet nga përgjegjësitë dhe sfidat. “Si parti e nisëm mbarë këtë vit me zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës. Po e përfundojmë në mënyrë shembullore me zgjedhjet e përgjithshme të partisë. Si shtet, e nisëm me arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi. Po e përfundojmë me Ushtrinë e Kosovës. Kjo është Partia Demokratike e Kosovës, kur e nisim një punë e qojmë deri në fund, me nder, dinjitet, me sukses dhe gjithmonë në shërbim të vendit”, ka thënë Veseli. Kreu i PDK-së ka falënderuar mijëra të rinj, intelektualë e qytetarë të profileve të ndryshme që i janë bashkuar vizionit për jetësimin e Dekadës së Re, ndërsa ka paralajmëruar edhe shumë aderime e ardhje të profileve të reja në vitin 2019. Ai tha se në procesin e brendshëm zgjedhor, PDK-ja ka mbajtur deri tani më shumë se 1000 takime koordniuese në 1200 nëndegët e saj anekënd Kosovës. “Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës. Mund të kemi gabime, por kur është në pyetje shteti, kombi, atdheu, ne nuk gabojmë kurrë. Sepse për ne Kosova dhe shteti janë mbi çdo gjë tjetër. Ne nuk i ikim përgjegjësisë. As nuk kemi frikë të ndeshemi me sfidat. Ne kemi hyrë në luftë me Serbinë dhe e kemi mundur”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …