Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë shtypi ka sqaruar vendimet që ka marrë për studentet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë shtypi ka sqaruar vendimet që ka marrë për studentet. Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi diskutuar dhe kemi marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet. Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave, ka thënë mes tjerash, kryeministri Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …