Xhevat Bislimi: Tallja me UÇK-në ka nisur që moti

Tallja me UCK-në as nuk ka nisur me “stupcat”-surrojte (stupca me…!) dhe as nuk perfundon me ta! Ka patur dhe ka me “stupca” se keta “humoriste” vulgare te joshur nga leku dhe favoret tjera!!Tallja me UCK-ne ka nisur qysh se u be puci-komploti ndaj LPK-se (themelueses se UCK-se dhe drejtueses se saj politike e ushtarake…) duke krijuar “Drejtorine politike”, e cila kishte marre persiper eleminimin e LPK-se dhe me vone te UCK-se!! Kjo ishte e qarte si drita: pa eleminimin e LPK-se nuk mund te eleminoheje UCK-ja dhe pa eleminimin e UCK-se nuk mund te “krijoheje” Kosova “multienike” (“kosovare”-serbe), nuk mund te niste “deshqiptarizimi” i Kosoves, nuk do te kishte as Plan te Ahtisarit, as “zajednice” dhe as Serbi ne Kosove!! Madje as UNMIK-u nuk do te qendronte dhjete vite ne Kosove (eshte edhe sot “simbolikisht”)! 

Nuk i harroje kurre ato skena kur ushtaret gjermane, edhe te tjeret, ndalonin me arrogance e perbuzje ushtaret dhe oficeret e UCK-se dhe i carmatosnin sikur te ishin hajdute a bandite e jo ushtare lirie te asaj USHTRIE qe kishte derdhur gjakun lume per clirimin e kesaj toke te pushtuar te Shqiperise, te atyre ushtareve qe ishin SIMBOL i lirise se fituar!! Ne kete kohe “Drejtoria politike” endeje neper sallonet e Evropes, duke bere “politike te holle”, pasi kishte nenshkruar marreveshjen per carmatosjen e UCK-se legjendare!! Tallja vazhdoi edhe me pas me krijimin e TMK-se, me miqte e TMK-se, pastaj, me “shnderrimin” (shperberjen) e TMK-se ne FSK!! Kjo tallje vazhdoi me “perpjekjet” (talljet) per krijimin e Ushtrise se Kosoves (FAK-ut), por qe krijimi i saj varej nga Lista “Serbska” (nga Beogradi), prandaj nuk po behet!! Tallje e madhe ishte edhe ndjekja, arrestimi dhe denimi “spektakolar” gjate ketyre 15 vjetve i luftetareve dhe komandanteve te UCK-se ne grupe-grupe!! Tallje me UCK-ne ishte edhe mohimi i Flamurit te saj dhe te kombit!! Kjo nuk eshte vetem tallje, por mohim dhe poshterim i perpjekjeve, i luftes dhe sakrifices nje shekullore per lirine e Kosoves shqiptare!! Tallja dhe degradimi i UCK-se dhe i vlerave te saj kombetare shqiptare, i vlerave te saj liridashse dhe clirimtare vazhdoi me ligjin per veteranet, invalidet dhe deshmoret e Luftes se UCK-se!! Tash edhe me ligj mohoheje LPK-ja dhe merita e saj historike per organizimin dhe drejtimin e Luftes se armatosur clirimtare!! Tallje dhe degradim i organizuar institucional ishte edhe i gjithe procesi i “verifikimit’ dhe percaktimit te statusit per veteranet, deshmoret dhe invalidet e Luftes se UCK-se sipas ketij ligji anti UCK!! Nuk dihej me, nuk dihet as sot (sipas ketij ligji dhe sipas listave te publikuara!), kush ishte organizatori i Luftes se armatosur clirimtare, i UCK-se, kush ishte themeluesi ose pagezuesi i UCK-se (kush e emertoi?), kush ishte perfaqesuesi politik, kush ishte logjistika, kush ishte luftetari me arme ne dore, kush ishte invalid, kush ishte deshmor, kush ishte sektori i propagandes-informimit, i financimit, mobilizimit, etj. dhe kush ishte kunder luftes clirimtare, kush e sabotoi, kush ishte sehirxhi, kush viktime e luftes, kush nuk ishte pjese e asnje strukture ose veprimitarie politike, ushtarake, financiare, propaganduese…, madje, sipas ketyre listave nuk dihet as kush ishte me Serbine kunder UCK-se, sepse u barazuan te gjithe dhe u bene, zot ruana, “veterane te luftes”, “invalide” e “deshmore”!! Nuk vonoi shume dhe nisi edhe TALLJA-MOHIMI-POSHTERIMI final i LPK-UCK-se dhe i luftes clirimtare kombetare, duke themeluar Gjykaten Speciale per denimin e UCK-se dhe te Luftes se kombit shqiptar per clirimin e Kosoves!! Kjo eshte tallje, ky eshte zhvleresim, mohim i vlerave dhe i vete luftes se UCK-se dhe te kombit shqiptar, kjo quhet perpjekje per poshterim dhe mohim te kesaj lufte te LPK-UCK-se dhe te kombit shqiptar! Prandaj, i pash dhe i lexova me tallje e perbuzje reagimet demagogjike ndaj talljes se ca “stupcave” e surrojve, qe nuk mund ta kishin tallur, mohuar, perbuzur dhe poshteruar kurre, sikur te rrinin edhe 24 ore ne ekranin e televizorit, LPK-UCK-ne ne keto permasa qe u be nga “Drejtoria politike” deri ne ditet e sotme… Tash po vazhdon tallja e madhe me lirine, pavaresine dhe sovranitetin e Republikes se Kosoves!!Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë ushqim shpirtëror i liridashësve dhe atdhetarëve shqiptarë

 

 

LUME I FORTI E MJERE I LIGU

 

Keshtu thoshte, edhe thote, populli yne i mire! “Buka e botes laku i kokes”, ka thene, edhe thote, populli yne i lashte sa vete jeta ne keto troje. M’i kujtoi keto dy thenie te urta te popullit tone, ka edhe shume tjera te kesaj natyre, Ambasadori me i fuqishem ne Prishtine me deklaratate e tij, me qendrimet dhe me porosite autoritare e madje te padiskutueshme! Kur e lexova sot mendimin-vendimin e tij per aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese u habita! Gjykata ka thene keshtu dhe pike! Zajednica eshte kushtetuese dhe pike! Njehere pata pershtypjen se nuk e ka lexuar kete aktgjykim fare ose nuk e ka kuptuar ne gjuhen shqipe! Pastaj, edhe po ta kete lexuar dhe kuptuar, nje Ambasadori, qofte edhe me i fuqishmi i botes, nuk i lejohet te marre kompetencat dhe pushtetin-sovranitetin e vendit mikprites dhe te institucioneve te tij!! Miku te shqiptaret ka gezuar te gjitha nderimet e mundshme, por asnjehere nuk eshte bere zot shtepie… Harrova! Me falni se harrova, qe Republika e Kosoves nuk ka zot shtepie, prandaj edhe miku mund te behet zot shtepie! Republika jone vazhdon te qeveriset-zhgarravitet nga nje qeveri antikushtetuese, me ngjyrime te forta kuislinge dhe teresisht e delegjitimuar!

Kur e paskan pyetur Ambasadorin per punen e deputeteve opozitare te arrestuar e denuar paska thene me njefare cinizmi dhe arrogance bashke: askush mbi ligjin! Refren tashme i bajatuar dhe de mode ne Kosove! Keshtu thoshte edhe UNMIK-u e me vone UNMIK-EULEX-i, sepse ata ishin dhe jane mbi ligjin dhe mbi Kosoven! Te tjeret do te duhet t’i zbatonin rregulloret-ligjet dhe politikat e tyre antishqiptare!! Mbi ligjin ishte edhe Serbia dhe serbet ne Veri te Republikes! Ata mund te vrasin dhe debojne shqiptaret, mund te kontrabandojne, te trafikojne, te bllokojne rruget, te mbyllin uren dhe ta kthejne ne “park”, mund te djegin postet kufitare, ata mund te bejne cfare te duan dhe askush nuk mundet as t’i arrestoje, as t’i denoje dhe as t’i pengoje!! Mbi ligjin eshte edhe Kisha ortodokse serbe dhe kleri i saj!! Mbi ligjin dhe mbi Kosoven jane edhe zyrtaret e larte te ketij vendi, te cilet kontrabandojne pasurite e ketij vendi, pasurohen me kontrabande, me tendera e me rruge tjera te paligjshme-mafioze, kontrabandojne edhe me interesate e vendit, pervetesojne fondet e Republikes, shperdorojne poziten e ligjin, dhunojne kushtetuten e cfare te duan dhe nuk u hyn gjemb ne kembe, sepse jane miq me te fortin dhe punojne per projektin e te fortit…

 

 

DEMAGOGJIA E KREREVE TE INSTITUCIONEVE TE REPUBLIKES

 

Ata qe jane pjese e pergjegjesise per daljen e fese nga shtrati i saj (besimi ne Zot) dhe per keqperdorimin e saj per “politike” e per fushate kundershqiptare dhe ata qe krijuan kushte “ideale” per nje verimtari te organizuar dhe te financuar mire per interesa te huaja dhe te largeta per shqiptaret, sot shperthyen me deklarata demagogjike dhe “patetike” kunder demtimit (prishjes) se varrezave te shqiptareve me besim katolik!! Kreu i Bashkesise Islame (akoma nuk quhet shqiptare!!), Naim Ternava, erdhi ne kete pozite dhe po mbahet aty me “vullnetin” e politikes dhe te disa politikaneve!! Eshte ky Naim dhe imamet e tij qe kane bere propagande te paster antishqiptare ne xhamite tona!! Gjergj Kastrioti_Skenderbeu, Nena Tereze dhe figurat e shquara te kombit, kultures dhe gjuhes sone stigmatizoheshin nga keta imame dhe shpalleshin “armiq” te islamit, sepse paskan qene kunder pushtimit otomane ose paskane luftuar kunder tyre (per lirine e atdheut tone)!! Jane keta krere dhe keto institucione politike e shteterore qe “lejuan” ndertimin e xhamive politike (turko-arabe!!) ne cdo lagje qyteti e ne cdo fshat (edhe nga dy e tri) pa pyetur per nevojat apo kerkesat dhe vullnetin e shqiptareve!! Per ndertuesit e ketyre xhamive nuk vlente as ligji, as rregullat urbanistike dhe as interesate e ketij vendi!! Fonde kishin sa te donin (me prejardhje teper te dyshimte!!) dhe askush nuk “guxonte” te pyeste per prejardhjen e atyre parave!! Kjo Bashkesi Islame e Naim Ternaves vendosi altoparlante (nje praktike qe s’ka te bej fare me besimin-fene!) ne cdo xhami pa pyetur fare per ligje apo norma njerezore e qyteteruese!! S’kishte kend ta pyeste, sepse keto institucione nuk ishin te afta te vendosnin rend e ligj ne kete vend dhe t’i mbronin besimtaret nga te pabeset!! Te mos flasim per Kishen Ortodokse Serbe qe esshte mbi ligjin dhe mbi Kosoven!! Edhe statusi i saj eshte “dhurate” e ketyre politikaneve qe sot shperthyen me deklarata demagogjike dhe patetike, duke shpalosur gjithe mjerimin e tyre politik, moral e kombetar! Jehone ketyre deklaratave u bene edhe mediet e tyre (telallet e tyre)! Prishja e atyre varrezave nuk eshte ceshtje fetare dhe as veper e shqiptareve! Ajo eshte veper e atyre qe mbollen dhe e atyre qe lejuan mbjelljen e fares antishqiptare ne kete truall ose e sherbimeve sekrete serbe… Por, ne asnje menyre nuk mund te shpjegohet dhe “tregetohet”, sic po bejne politika dhe mediet e tyre, si percarje ose armiqesi ndershqiptare, sepse shqiptaret jane te “percare” e te ndare per marreveshjet me Malin e Zi e me Serbine dhe pergjithsisht per marredheniet me Serbine, por jo per arsye fetare apo per varreza, sic po perpiqen ta shesin politikanet dhe mediet e shitura…

 

 

NE SHQIPERI APO NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

 

Kjo eshte “mire se ardhja ne Shqiperi” midis Shqiperise!! Republika e Shqiperise per cdo shqiptar me dy dite shkolle, po edhe pa shkolle fare (per nje shqiptar normal) perben vetem nje te katerten e Shqiperise… Shqiperia perfshine cdo pellembe te tokes shqiptare ne Iliri-Ballkan. Me konceptin Shqiperi kuptohet mbare gjeografia shqiptare, gjuhesore, kulturore dhe kombetare. Dhe, kjo nuk eshte kurre dhe asnjehere “Shqiperia e Madhe” ruse, serbe, greke, sepse “Shqiperia e Madhe”, nese do te shkruante e fliste dikush per te duhet kerkuar deri ne Ister te Sllovenise se sotme e deri ne Peloponeze te asaj qe u krijua nga Evropa, Greqise. Mirepo, kete “Shqiperi te Madhe” as e kane kerkuar dhe as po e kerkojne shqiptaret. Shqiptaret pa dallim kane kerkuar (jane perpjekur, po perpiqen dhe kane luftuar e do te luftojne per Te…) Shqiperine e tyre, sepse nuk ka shqiptar pa Shqiperi, ashtu sic nuk do te kishte Shqiperi pa shqiptar… Prandaj dhe sidomos, institucionet shteterore dhe ato kulturore, arsimore, shkencore, mediale… nuk do te duheje te benin gabime si ky, duke shkruar ne kufirin qe copeton Shqiperine dhe kombin shqiptar, ne mes te tokes shqiptare mbishkrimin e ketille (Mire se vini ne Shqiperi)! Por, duhet te perdoret emri zyrtar dhe kushtetues: Republika e Shqiperise, Republika e Kosoves, Republika e Maqedonise, sepse keto republika njesoj jane Shqiperi dhe ne Shqiperi bashke me krahinat e pushtuara shqiptare nga Greqia, Mali i Zi e Serbia. Me kete (sh)perdorim te konceptit “SHQIPERI” vetem per Republiken e Shqiperise me e pa vetedije po”legjitimohet” copetimi i Shqiperise se kater vilajeteve, Pavaresine e te ciles e kishte shpallur Kuvendi i Vlores me Plakun e Urte, Ismail Qemalin! Kjo edhe ishte deshire, angazhim, perpjekje dhe investim i fqinjve tane shoviniste, te cilet krijuan shtetet e tyre kryesisht ne tokat e pushtuara te Shqiperise me ndihmen e Rusise cariste dhe te aleateve te saj. Por, kjo nuk ishte deshire, nuk ishte vullnet dhe perkushtim i shqiptareve, te cilet deshire, perpjekje, vullnet dhe lufte te perhereshme dhe te pandalshme kishin, kane e do te kene (ri)bashkimin e Shqiperise ne gjithe hapesiren qe banohet edhe sot nga shqiptaret. Armiqte tane, shtetet qe jane ngritur mbi tokat tona tri te katertate e Shqiperise dhe te kombit shqiptar i duan “kosovare”, “maqedone” (ne kuptimin sllave, jo ilire…), “malazeze”, “greke” e “serbe”! Kesaj nuk ia dolen kurre dhe nuk do t’ia dalin kurre pa shqiptaret bastarde, atdhe e kombmohues!! Prandaj, krahas kundershtimit te perpjekjeve shoviniste te shteteve fqinje, do te duheje qe te kundershtohen forte dhe pamshirshem edhe keta atdhemohues e kombmohuese bastarde… Kete barre do te duheje ta mbante Tirana zyrtare, sic e kishte mbajtur gjate 40 viteve, e jo t’u uroje shqiptareve te tri te katertave te Shqiperise ne kufi me kete “mire se ardhje”!!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …