Brickos

Radio-Kosova e Lirë me një varg aktivitetesh shënoi 20-vjetorin e themelimit dhe të punë në dy dekada

Radio-Kosova e Lirë me një varg aktivitetesh shënoi 20-vjetorin e themelimit dhe të punës në dy dekada

Sot në  20-vjetorin e fillimit të transmetimit të Programit, Drejtoria e  Radios-Kosova e lirë, shënoi përvjetorin jubilar me një program artistik e kulturor.  Në orën 12:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, u  mbahet Akademia dhe u përurua  libri dokumentar: “20 vjet zëri i lirisë”. Me këtë rast u përurua edhe kënga për Radion Kosova e Lirë, kënduar nga këngëtarja e mirënjohur, Mrika Trumshi. Në fund të manifestimit  u shfaq  filmi dokumentar: “Zëri i fitores” i përgatitur  nga TV-Diellit.

Sot në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, ne një varg aktivitetesh u shënua 20-vjetori i fillimit nga puna të Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë së Lajmeve Kosovapress.  Para të pranishmëve që kishin ardhur nga të gjitha anët e Kosovës, drejtori,  Ahmet Qeriqi tha se Radio-Kosova e Lirë, ishte zëri që lëshoi jehonë lirie nën krismat dhe breshërinë e armëve armike serbe, ishte ky zëri që çau retë e errësirës pushtuese dhe filloi të përhapej prej 4 janarit të vitit 1999 e deri sot, kurrë pa u ndalur edhe pse i mekur nga fuqia e pamjaftueshme transmetuese, por zë i fuqishëm dhe gjithmonë i pakursyer  në shpërndarjen e jehonës së porosisë çlirimtare të Legjendarit, Adem Jashari dhe trimave e trimëreshave të UÇK-së, të cilët me gjakun e tyre rinor përskuqen këto troje duke i dhënë Atdheut, tharmin e pastër e të paprishur kombëtar, nga pacifizmi i hershëm, i cili kishte humbur besimin se liria fitohet me gjak. Kurrë nuk e kam menduar se mund të mbahemi kaq gjatë, por gjithnjë i kam besuar dhe i besoj lirisë, fitores dhe unitetit për bashkimin e kombit. Andaj në këtë rrugëtim historik kemi rënë e jemi ngritur. Nuk na kanë kursyer tronditjet, keqtrajtimi nga të huajt e vendorët, por nuk ka munguar as përkrahja e atyre, që dinë të çmojnë vlerat dhe t’ i ruajnë ato.

Ahmet Qeriqi

Në vazhdim, të aktiviteteve, me rastin e përurimit të librit, “Zëri i Lirisë”,  luftëtarja e UÇK-së,  lprofesoresha, Hilmije Plakiqi, duke folur për këtë libër dokumentar tha: Libri të cilin po e përurojmë sot, në kuadër të aktiviteteve  në 20-vjetorin e fillimit të punës së Radios-Kosova e Lirë, i titulluar “Zëri i lirisë” është një pasqyre reale e besnike e punës, angazhimit dhe veprimtarisë së kësaj Radioje gjatë këtyre 20 viteve.

Ky libër dokumentar paraqet një kronologji  tashmë historike të punës së pandërprerë 20-vjeçare,  të aktivitetit informativ e kulturor që ka zhvilluar dhe që zhvillon ky mendim emblematik i luftës dhe i paqes në vendin tonë.

Duke qenë zë paralajmërues i fitores në ditët më të rënda të luftës çlirimtare, duke u ballafaquar për çdo ditë me breshërinë e armës së armikut serb, stafi i kësaj radioje ka shkruar faqe të tëra heroizmi sidomos gjatë luftës, sepse me qëndrimin e saj militant  shqeu terrin informativ në Kosovë dhe pati guxim që përballë forcave serbe  dhe pacifizmit të mekur, për çdo ditë në orën 16.00 ta hapë programim me fjalët: Ju flet Kosova e Lirë, fjalë që hynë në histori, fjalë të shqiptuara fuqishëm nga luftëtari i lirisë, folësi i parë i Radios, Nusret Pllana. Po ky zë i kësaj Radioje, që për gjashtë muaj mbijetoi  nëpër shkrepat malet dhe pyjet e Drenicës, më 21 qershor të vitit 1999 kishte shpallur kumtin e fitores, duke transmetuar  lajmin historik për dëbimin  e gjithmonshëm e të turpshëm të ushtrisë e policës  vrastare  serbe nga Kosova, tha mes tjerash, Hilimije Plakiqi.

Elmije Plakiqi

Një fjalë përshëndetëse për Radion në 20-vjetorin e themelimit e tha para të pranishmëve edhe profesor, doktor,  Hakif Bajrami, i cili foli për rëndësinë dhe jehonën që patën fillimi nga punë në zonat e UÇK-së, Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress. Ai veçoi faktin kur një personalitet ndërkombëtar i NATO-s asokohe  i kishte thënë me rastin e hapjes së këtyre dy mediumeve se tani Kosova e ka vrarë frikën dhe nuk ka më forcë që ajo të kthehet prapa nga rruga e saj për çlirimin nga Serbia e Millosheviqit.

Hakif Bajrami

Në vazhdim të aktiviteteve në këtë 20-vjetor,  zërit të lirisë i këndoi edhe këngëtarja e këngës epike e heroike,  Mrika Trumshi, këngë e  orkestruar nga kompozitori i njohur,  Edmond Zhulali. Kënga u prit me duartrokitje frenetike, si këngë që ilustroi me tekst, këndim e komponim jehonën e kësaj Radioje militante të luftës së UÇK-së. Në fund të këngës këngëtarja, Mrika Trumshi përshëndeti stafin e Radios dhe të pranishmit, duke çmuar  lartë rolin dhe rëndësinë që Radio-Kosova e Lirë  i ka dhënë çlirimit të Atdheut, dhe punën që po e bën në realizimin e aspiratës së bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

Hakif Bajrami

Në fund para të pranishmëve që kishin mbushur sallën përplot u shfaq filmi dokumentar, “,Zëri i fitores” realizuar nga ekipi i TV-Diellit, i cili edhe pse zgjati një orë, u prit me interesin të jashtëzakonshëm nga të pranishmit.

Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress kanë qenë dy mediumet e vetme informative në kohës s luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë dhënë program dhe kanë përhapur lajme nga zonat që i mbante nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Të dy këto mediume kanë mbijetuar edhe në kohën e pas luftës. (RKL)

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …